Lëvizjet e deputetëve nga një parti në tjetrën janë bërë të zakonshme në vendin tonë. Shkaqet janë nga më të ndryshmet. Nuk janë dakord me qëndrimet e liderve të tyre, nuk u plotësohen kërkesat që ato kanë, joshen nga kundërshtarët politikë, etj.
Luan Rama, deputeti aktual i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka nisur falenderimet për ministrat e rinj të Partisë Socialiste. Fillimisht ai falenderoi zv.kryeministrin Erjon Braçe, madje dha vlerësimet maksimale për të. Ndërsa sot Rama uron dhe ministrin e ri Eduard Shalsi.
Ka nga ata që mendojnë se shkërmoqja e LSI-së, për shkak të qëndrimeve mjaft arrogante të kryetares Kryemadhi, është e afërt. Madje thuhet se deputetë të këtij subjekti politik shpejt do ta braktisin atë dhe do t’i bashkohen PS-së.
A është Luan Rama i pari deputet i LSI-së që këtë fillimviti do të bashkohet me partinë ku nisi karrierën politike brilante, tre herë ministër dhe zyrtar i PS-së për shumë vite ? Kjo mbetet për t’u provuar…