Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

A qëndron Izraeli pas shpërthimeve në Liban? Paralajmëron ministri i Mbrojtjes: Një epokë e re e luftës po fillon

22:08 / September 18, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ministri izraelit i mbrojtjes1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë se po fillon një “epokë e re” në përpjekjet luftarake të Izraelit.

Deklarata e tij u bë pak pas shpërthimeve të pajisjeve të komunikimit të grupit Hezbollah në Liban, të cilat kanë lënë të vdekur të paktën 26 persona, dhe të plagosur më shumë se 3,000 të tjerë.

Hezbollahu ka fajësuar për shpërthimet Izraelin, teksa është zotuar për hakmarrje.

Duke pranuar në heshtje rolin e vendit të tij në shpërthimet në Liban e Siri të martën dhe të mërkurën, Yoav Gallant ka thënë se qendra e gravitetit të luftës po lëvizte në veri, raporton CNN.

“IDF sjell arritje të shkëlqyera, së bashku me Shin Bet, së bashku me Mossad-in, të gjitha organet, dhe të gjitha kornizat dhe rezultatet janë rezultate shumë mbresëlënëse”, ka thënë Gallant gjatë një vizite në bazën e Forcave Ajrore Ramat-David në Izraelin verior.

Komentet e tij shihen si pranimi i parë nga një zyrtar izraelit se forcat izraelite të sigurisë qëndrojnë pas operacionit të së martës, në të cilin mijëra “pagers” shpërthyen në të gjithë Libanin e Sirinë, dhe po ashtu pas sulmit të së mërkurës, ku shumë radiolidhje shpërthyen në Liban.

epoke izraeli liban
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.