Në sesionin e diskutimit rreth samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazović, tha se dje në Tiranë erdhën shumë udhëheqës për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor. Për të BE-ja duhet që të mbajë derën hapur për vendet e Ballkanit Perëndimor, ose të gjithë do të humbasin sipas tij.
“Ishte mirë shumë mirë që pamë kaq shumë udhëheqës që erdhën për t’i dhënë mbështetje Ballkanit Perëndimor. BE i duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë sepse edhe BE duhet të mbetet tërheqëse për ato vende që duan të anëtarësohen në BE.
Ajo duhet të mbajë derën hapur për vendet e BP ose të gjithë do humbasin. Mendoj se dita e djeshme ishte një takim mjaft i suksesshme. Marrëveshjet janë shumë të rëndësishme dhe do i dërgojnë një mesazh ndryshe rajonit të Ballkanit Perëndimor”.