Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç bëri me dije se nëntë deputetë nga deputetë të Lëvizjes Ura dhe Partisë Socialiste popullore të Malit të Zi kanë nënshkruar nismën për ristrukturimin e qeverisë.
Në konferencën për media në Kuvendin e Malit të Zi, ai lexoi një dokument në të cilin, siç tha ai, thuhet se nënshkruesit shprehin gatishmërinë e tyre për rindërtimin e Qeverisë në këto parime: forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, reformën zgjedhore dhe reformat ekonomike, me qëllim të përmirësimit të standardit jetësor, integrimet evropiane, bashkëpunimi rajonal dhe përgatitjet për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Kjo iniciativë iu bën thirrje të gjitha partive parlamentare t’i bashkohen iniciativës, përveç atyre që kanë iniciuar mosbesimin ndaj saj.