Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç shpjegoi se deklarata e tij në 27-vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë nuk u kuptua saktë, ndaj iu kërkoi falje familjarëve të viktimave.
“U kërkoj falje nënave të Srebrenicës për mendimin e shprehur në mënyrë të paqartë. Dihet se çdo vepër varet nga qëllimi i saj. Qëllimi im është paqja. Gjenocidi i kryer kundër boshnjakëve në Srebrenicë të mos përsëritet ndaj askujt.’
Kërkim-falja vjen vjen pasi familjarët e viktimave të gjenocidit, shoqatat dhe përfaqësuesit e partive politike në Mal të Zi, thanë se Abazoviç relativizoi gjenocidin në Srebrenicë. Për pasojë, ata i kërkuan Kryeministrit që të kërkojë falje.
“Gjenocidi nuk u krye kundër boshnjakëve, por kundër njerëzve, dhe nuk u krye nga ushtritë, por nga politikanët, politika e së keqes, politika e vdekjes dhe politika e mashtrimit”, u shpreh Abazoviç, në përkujtim të 27-vjetorit të gjenocidit kundër boshnjakëve në Srebrenicë.