Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Abazoviç thotë se nuk do të japë dorëheqje

23:01 / July 20, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dritan abazovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje, pas humbjes së mbështetjes në Parlament nga ana e Partisë Socialdemokrate (SDP) dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) për Qeverinë e tij.

Më 20 korrik, këto parti kanë përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqje, gjatë fjalimit të Abazoviçit në Kuvend.

Zëvendëspresidenti i DPS-së, Jevto Erakoviç, ka thënë se ata patën mbështetur një qeveri të pakicës, ashtu që Mali i Zi të drejtohet kah Bashkimi Evropian, por ka shtuar se “kjo nuk është ajo rrugë, por një greminë”, andaj i ka bërë thirrje Abazoviqit që të japë dorëheqje.

“Nuk do të jap dorëheqje derisa të vendosë parlamenti”, i është kundërpërgjigjur Abazoviç.

Arsyeja e mosmbështetjes është vendimi i Qeverisë për të miratuar tekstin e Marrëveshjes Themelore, e cila parasheh rregullimin e marrëdhënieve në mes të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe me bazë në Beograd, diçka që këto parti kundërshtojnë.

Ndonëse Qeveria ka miratuar këtë dokument më 8 korrik, pas diskutimeve të Abazoviqit me presidentin e shtetit, Millo Gjukanoviq, është arritur pajtueshmëri më 19 korrik që para nënshkrimit të konsultohet opinioni i ekspertëve dhe të kontrollohet baza ligjore.

Marrëveshja ka nxitur partinë opozitare Fronti Demokratik – që mbështet nënshkrimin e marrëveshjes – të kërkojë po ashtu dorëheqjen e Abazoviqit.

Qeveria malazeze e ka miratuar Marrëveshjen Themelore vetëm dhjetë ditë pas takimit të Abazoviqit me Patriarkun Porfirije në Serbi, i cili ka theksuar se “është arritur marrëveshje e plotë me Qeverinë për tekstin e Marrëveshjes Themelore”.

Abazoviq – Qeverinë e të cilit e mbështesin partnerët perëndimorë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – nuk ka marrë mbështetje të qartë nga Brukseli dhe Uashingtoni për miratimin e Marrëveshjes Themelore.

Më 11 korrik, Qendra për Edukim Qytetar ka prezantuar një sondazh të opinionit publik, i cili ka nxjerrë në pah se vetëm 11 për qind e qytetarëve kanë qenë të interesuar për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.

Qeveria e Dritan Abazoviqit është zgjedhur më 28 prill të këtij viti me votat e DPS-së, URA-s, SDP-së, Partisë Popullore Socialiste pro-serbe dhe partive të popujve pakicë.

abazovic doreheqjen jape
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.