Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Abdixhiku: LDK-ja s’bën koalicion me VV-në

20:48 / March 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abdixhiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK-ja s’do të shkojë në koalicion me partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Megjithatë, ai ka përjashtuar edhe mundësinë e koalicionit me partitë e tjera opozitare nëse LDK-së nuk i ofrohet posti i kryeminstrit.

Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit me 42.27 për qind të votave të fituara apo 48 ulëse në Kuvendin me 120 vende. Kjo nënkupton se kjo parti nuk mund ta formojë e vetme ekzekutivin e ri, për të cilin duhen 61 deputetë.

Më herët gjatë ditës, kryeminstri i Kosovës u shpreh i bindur se qeveria e ardhshme e Kosovës do të udhëhiqet nga ai dhe nga VV-ja. Numri dy në LVV, Glauk Konjufca, ka deklaruar për një media italiane se synojnë që ta formojnë Qeverinë me partitë joserbe.

Edhe LDK-ja e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me VV-në.

“Nuk duam, nuk kemi dhe nuk punojmë për bashkëpunim me ta [VV-në]. Ky ishte qëndrimi ynë paraelektoral dhe mbetet i njëjtë”, tha Abdixhiku.

Pas VV-së, në zgjedhjet e 9 shkurtit, më së shumti vota fitoi Partia Demokratike të Kosovës (PDK) e pastaj LDK-ja. Mandat kanë siguruar edhe deputetë nga koalicioni parazgjedhor midis Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe NISMA.

Nga të gjitha këto parti opozitare, “vija të kuqe” për koalicion të mundshëm me LVV-në nuk ka vendosur vetëm Fatmir Limaj, kreu i Nismës.

PDK-ja dhe AAK-ja kanë shprehur vullnetin për të formuar një qeveri partitë opozitare së bashku, por Abdixhiku i cili ishte kandidat i LDK-së për pozitën e kryeministrit – tha se LDK-ja nuk ka diskutuar me asnjë parti për mundësi të tilla.

“Unë dhe askush nga njerëzit e autoritizuar të LDK-së nuk ka pasur asnjë kontakt me asnjë kontakt me asnjë prej partive politike në nivel të komunikimit zyrtar. Sepse të parit i takon afati kushtetues”, tha Abdixhiku në konferencën e thirrur pas një takimi mbi pesë orësh të kryesisë së LDK-së.

Ai theksoi se i takon tani Lëvizjes Vetëvendosje të tentojë të formojë Qeverinë, si fituese e zgjedhjeve, e vetëm nëse kjo parti dështon të sigurojë votat, atëherë mund të shikohen opsione të tjera.

Për LDK-në, Abdixhiku tha se opsion mund të jetë koalicion me partitë e tjera opozitare vetëm nëse i ofrohet pozita e kryeministrit dhe nëse arrihet marrëveshje për postin e presidentit – pozitë që deri vitin e ardhshëm i takon presidentes Vjosa Osmani.

“Vendit i duhet stabilitet, qeveri e Kosovës dhe parlament”, tha Abdixhiku.

Rruga për formimin e institucioneve të reja do të hapet vetëm pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë certifikuar rezultatin zgjedhor. Numërimi i votave ka përfunduar dhe tani procesi është në fazën e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.

koalicion Kosove LDK lumir abdixhiku lvv
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.