Nxënësit shqiptarë që hyjnë këtë vit të ri shkollor në klasë të parë do të mësojnë me Abetaren e përbashkët Shqipëri-Kosovë. Sot në Kosovë ka nisur viti shkollor 2022-2023 dhe të vegjëlit kanë në dorë Abetaren e unifikuar.
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka ndarë një mesazh mjaft emocionues nga Gjakova. Ajo tha në fjalën e saj, se libri që do na bashkojë dhe do të na forcojë me Kosovën.
“Hera e fundit që kam qenë në Gjakovë ishte kur organizuam një koncert të përbashkët mes shkollave të Tiranës dhe Gjakovës. Më pas isha në Prizren, më pas në Prishtinë për mbledhjen e përbashkët të qeverive. Unë mendoj se një ndër punët më të mira është abetarja e përbashkët unike. Jam shumë e lumtur që gjendem mes jush për këtë ditë, të mbahet mend si dita që të vegjlit mësojnë më të njëjtin libër. Kjo abetare do të fshijë kufijtë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Libri që do na bashkojë dhe do të forcojë më shumë bashkimin me njëri-tjetrin. Jemi një komb”.