Parlamenti spanjoll hodhi hapat e para lidhur hetimet për abuzimin seksual të fëmijëve nga kisha katolike e Spanjës. Deputetët e parlamentit iberik pranuan kërkesën e ndjekur me peticion nga Podemosi, partia katalanase ERC dhe partia baske EH Bildu.
Megjithatë, ende nuk është vendosur data për seancën e radhës ku do të votohet kërkesa për krijimin e një komisioni hetimor. Asnjëherë në historinë e shtetit spanjoll nuk është hetuar kisha katolike e vendit.
Në vitin 2018, gazeta “El Pais” publikoi 1246 raste të abuzimit seksual të fëmijëve nga selia e besimit katolik në Spanjë.