Rasti i 16 vjeqares nga Drenasi me krejt shëmtinë e vet, tregon sistemin e kalbur të Kosovës nga brenda.
Prej mungesës së kontrollit në shkollë, trajtimit në polici dhe mbulimit të krimit në shëndetësi, sistemi ynë ka hallka të kalbura nga korrupsioni dhe ndikimi e papërgjegjësia.
Nuk e di situatën e vajzës së mitur në familjen e saj, por të jesh e abuzuar sistematikisht për një vit dhe mos të vërejë familja më duket e vështirë.
Të jesh polic hetues dhe të abuzosh më shumë se një vit me vajzën, e mos të kuptojë asnjë nga kolegët e tu, më duket e pabesueshme.
Të jesh mjek gjinekolog dhe të abortosh frutin e një 16 vjeqareje e të mos mundohesh të kuptosh asgje për rrethanat e saj, më duket e pamundur.
E krejt në këtë mes, Kryeministri i vendit përgëzon autoritetet për zbulimin e shpejt të rastit?!?! Pas një viti abuzim, zbulimi i rastit është shpejt për shtetin?!
Një vit abuzim nga polici hetues është një shekull jete për vajzën e brishtë.
Në rast të tillë nuk arrestohet vetëm polici, por shkarkohen dhe thirren në përgjegjësi krejt zingjiri komandues i stacionit policor në Drenas.
Ky rast nuk e kërkon vetëm mëshirën dhe protestën tonë. Ky rast kërkon hetim serioz dhe ndriqim të fakteve deri në fund. Të gjithë në këtë zingjir të turpit të thirren në përgjegjësi dhe të sanksionohen.
Në anën tjetër, vajza ka nevojë për rehabilitim dhe trajtim serioz, mundësisht jashtë Kosovës, ku ata të cilët duhej ta ndihmonin e abuzuan dhe tradhëtuan!
Statistikat e vendeve më të zhvilluara tregojnë 1 në 10 vajza më të reja se 15 vjet dhe 1 në 20 djem, përjetojnë abuzimin seksual.
Ky rast nuk është i izoluar, ky rast na trondit se është zbuluar.
Si shoqëri tash duhet të nxisim vajzat dhe djemtë tjera të tregojnë nëse përjetojnë diçka për së afërmi të ngjajshme.