Gjykata e Apelit ka lënë në burg 12 mjekët dhe sekserët e arrestuar për abuzim me testet për COVID-19. Në seancën e sotme Gjykata e Apelit Tiranë, mori në shqyrtim vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim Klodian Muharremi, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Artur Dani, Alfred Cani, Igli Çela, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, Eraldo Kalemaj, Marinela Kalaja, të dyshuar për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”, “Falsifikim i dokumentave shëndetësore”, “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumentave” parashikuar nga neni 186, 188, 190 dhe 192 të Kodit Penal.
Për të njëjtin procedim penal u zhvilluan edhe gjykimet për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit për personat nën hetim shtetasit E.K, G.V dhe R.K.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 1032, datë 24.06.2021 ka vendosur:
Për personat nën hetim Klodian Muharremi, Eltjon Kola, Klodjan Krasniqi, Blerim Cibaku, Erlind Prenga, Artur Dani, Alfred Cani, Igli Çela, Mario Bicja, Xhuliano Senko, Ervin Hoxha, E.K caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg”.
Për personin nën hetim mjeken Marinela Kalaja caktimin e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.
Po kështu Apeli la në detyrim paraqitje dhe 4 të tjerë K.K, A.D, A.C dhe E.P.
PERSONAT E NDALUAR
1-Klodian Muharremi
2-Eltjon Kola
3-Klodjan Krasniqi
4-Blerim Cibaku
5-Erlind Prenga
6-Marinela Kalaja
7-Artur Dani
8-Alfred Cani
9-Igli Çela,
10-Mario Bicja
11- Xhuliano Senko
12-Ervin Hoxh
13-Tauland Kamberi
14- Eraldo Kalemaj
15. Ermir Koci