Në fillim të këtij viti, Jennifer Laërence konfirmoi lajmin e fejesës me të dashurin e saj Cooke Maroney. Shumë shpejt pritet që ata të kurorëzojnë me martesë dashurinë e tyre, por si fillim Jennifer do të organizojë një festë beqarie. Për këtë gjë duket se ka menduar mikesha e saj, Adele.
Një burim ka treguar për “The Sun” se këngëtarja ka menduar gjithçka në detaje dhe ka filluar të shpërndajë ftesat tek mikeshat që do jenë të pranishme. “Për momentin është një sekret i madh, por të ftuarit kanë filluar të marrin ftesat dhe duket se do të jetë një festë e çmendur. Jennifer i pëlqen të festojë, prandaj çdo gjë mund të ndodhë atë ditë”, kanë thënë burimet.
Ato kanë shtuar se nuk do të ketë kamera dhe nuk do të lejohen postimet në rrjete sociale, që të gjithë të ndjehen të lirshëm. Më herët Jennifer ka treguar se dëshironte të organizonte një festë beqarie në momentin e fundit, por askush nuk ishte i disponueshëm, prandaj këtë herë Adele do të ketë bërë më të mirën për të surprizuar miken e saj. Laërence përgatiti një festë paramartesore në Neë York gjatë muajit maj dhe pritet që tashmë të organizojë një dasmë të mirëfilltë.
Ndërsa kujtojmë se Adele muajt e fundit nuk ka qenë shumë e qetë, pasi i dha fund martesës së saj 4-vjeçare me ish-partnerin.