Pas një periudhe në Kosovë në televizionin e Berat Buzhalës, Adi Krasta duket se ka ndërmend të rikthehet sërish në Tiranë.
Këtë lajm ai ka zgjedhur ta japë vetë personalisht duke njoftuar se tashmë e ka gjetur një hapësirë të fjalës së lirë dhe se ai sipas tij është televizioni i Çim Pekës.
“Para disa ditesh kolege gazetare qe po punojne per nje stacion te ri televiziv, Syri Television, me kane bere nje ftese publike per te punuar me ta.
E pranoj me deshire ftesen e tyre te respektueshme.
Gjithmone kam patur bindjen se gazetaria mund te jete nje profesion dinjitoz. Faktet jane kokeforte e te pandryshueshem. Ja vlen te punohet per t’i percjelle ato tek publiku besnikerisht. Vendit i duhet nje publik i informuar.
Eshte gjithmone nje lajm i mire lindja e nje televizioni te ri”, shkruan Krasta.