Marka e njohur e veshjeve sportive “Adidas” i ka dhënë zyrtarisht fund bashkëpunimit me reperin e njohur amerikan, Kanye West.
Kjo ndarja ka ardhur pas komenteve anti-semitike që West ka bërë gjatë javëve të fundit. Ky lajm u bë me dije nga vetë kompania, e cila bëri me dije se ka mbyllur përfundimisht bashkëpunimin me West, mbi modelet e njohura të atleteve “Yeezy”, të cilat vlerësohen se mund të jenë si fraksion i Adidas me vlerë rreth 2 miliardë dollarë.
Kompania do të marrë një goditje prej 250 milionë eurosh (246.5 milionë dollarë) për të ardhurat neto në vitin aktual fiskal.
“Komentet dhe veprimet e fundit të Ye-së kanë qenë të papranueshme, të urryera dhe të rrezikshme, dhe ato shkelin vlerat e kompanisë për diversitetin dhe përfshirjen, respektin reciprok dhe drejtësinë,” tha kompania “Adidas”në një deklaratë.