Policia ka pasur shumë prova që ndihmuan në identifikimin e grupit kriminal që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj. Përveç dhjtëra orë pamjesh filmike hetuesit kanë edhe prova shkencore.
Ata kanë gjetur në bagazhin e makisës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave muslimane, tip hixhab, doreza e shishe ujë.
Kontrolli i policisë ka vijuar në banesën e Edmond Haxhisë në fshatin Kakarriq. Në magazinën e saj ekspertët kanë gjetur qese plasmasi, fatura të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur.
Ma pas është ushtruar kontroll në dhomën 302 të hotel “Besa” ku qëndroi shtetasi britanik Harry Simpson. Aty u gjetën disa bishta cigaresh, nga të cilat u përftua profil genetik.
Ato u krahasuan dhe rezultuan të njëjta me gjurmët e marra nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit të marrë me qira nga Edmond Haxhia duke provuar shkencërisht lidhjen e Harry Simpson në këtë ngjarje. Sipas policisë, ai rezulton i proceduar 27 herë në Angli për posedim droge, dhunë dhe vjedhje.
Përpos kamerave të sigurisë, prova kryesore që ka policia për atentatorin Ruben Saraiva, janë gjurmët e gjetura në një veshje hixhab të gjetur në bagazhin e makinës “wolsvagen golf5”.
Nga to u prodhua një profil gjenetik, i cili më pas rezultoi i njëjtë me atë të përftuar nga një çamçakëzi i gjetur ngjitur në traun e magazines së shtëpisë së Edmond Haxhisë.
Mjeti të cilin ka përdorur Edmond Haxhia ishte marrë me qira në 26 Mars dhe është kthyer nga një shoku i tij në 21 Prill. Para se të dërgohej tek pronari makina është larë, por fatmirësisht nuk ishin prekur sendet e gjetura në bagazh.
Sakaq shërbimet e policisë së Lezhës dhe forcat operacionale të Policisë së Shtetit, në afërsi të banesë së Edmond Haxhisë kanë gjetur motorin Gillera M365 të përdorur nga ekzekutori portugez. Motori u gjet në lumë në fshatin Kakarriq.
Grupi hetimor është duke kryer hetime në Shkodër për të gjetur banesën ku ka qëndruar nga 15 Shkurti deri ditën e vrasjes 27 vjeçari portugez.