Një përleshje me thika është regjistruar në Durrës pasditen e sotme.
Nga të dhënat e para mësohet se sherri ka ndodhur mes dy adoleshentëve, njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në Spitalin e Ushtarak në Tiranë, për ndihmë më të specializuar, por ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij.