Në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” në Top Channel ka treguar historinë e saj Adriana, një 27-vjeçare që ishte abuzuar për vite me radhë në shtëpinë e fëmijës në Shkodër. Në rrëfimin e sja, Adriana tregoi se ishte rritur në shtëpinë e jetimores në Shkodër dhe se në moshën 12-vjeçare, roja i jetimores kishte abuzuar seksualisht me të për një kohë të gjatë.
Më tej ajo shtoi se të gjitha vajzat e në kësaj jetimore abuzoheshin seksualisht. Sipas rrëfimit të Adrianës, në jetimore nuk ishte vetëm roja që ushtronte dhunë seksuale e fizike, por edhe mësuesit e kujdestarët.
Në rrëfim Adriana tha se ishte abuzuar seksualisht derisa kishte mbushur moshën 18-vjeçare dhe ishte detyruar që të largohej e të shkonte në konviktin e vajzave “Safet Spahiu” në Shkodër. Në këtë konvikt, sipas saj vajzat më të mëdha në moshë se Adriana ishin shndërruar në tutore duke i detyruar të tjerat që të kryenin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
“Ato fusnin njerëz në konvikt dhe nëse nuk bëja shumën ditore të caktuar më rrihnin, më linin të flija nëpër korridore”, tha ndër të tjera 27-vjeçarja.