Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Adriatik Lapaj tregon kush e dërgoi në DASH dhe zbulon bisedat me ambasadoren Yuri Kim

22:12 / July 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yuri kim 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak muaj më parë, avokati Adriatik Lapaj ka qenë në Departamentin Amerikan të Shtetit. I ftuar në studion e emisionit “Log.” Lapaj tregoi se në SHBA shkoi si pjesë e një programi, ku shkohet me përzgjedhje nga Amerika dhe jo me aplikim. Po ashtu Lapaj ka zbuluar edhe takimet apo bisedat me ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, të cilës i ka treguar për idetë e tij, madje i ka shprehur edhe disa shqetësime.

“I kam shprehur shqetësimin tim për ligjin e koncesioneve tona në këtë vend. Kam menduar që për koncesionet ligji duhet të ndryshojë. Për koncesionet deri në 5 vjet ti nënshkruajë qeveria, për koncesione 5-10 vjet parlamenti me shumicë të thjeshte, për koncesione mbi 10- 15 vjet duhet ti miratojë parlamenti me shumicë të cilësuar dhe për koncesione mbi 15 vjet parlamenti ti miratojë me shumicë të cilësuar”, tha Lapaj.

Pyetje: Kush të çoi në Amerikë, si vajte në DASH?

Lapaj: Më çoi në Amerikë një program, programi i vizitorëve nga vendet e huaja, i cili është i vetmi program që nuk shkohet me aplikim, por me përzgjedhje nga SHBA. Ambasada vjen të thotë, përshëndetje zoti Adriatik, si kaluat? Mirë. Si shkojnë angazhimet? Shumë mirë. Ne kemi menduar që ju jeni një person që mund të përfshihet në këtë program me këtë përmbajtje. Të vënë përpara një letër ku të tregojnë përmbajtjen. Mua më ka ndodhur kjo procedurë dhe unë me gëzimin më të madh i kam thënë PO.

Pyetje: Si kanë qenë marrëdhëniet me ambasadoren Kim?

Lapaj: Marrëdhëniet me ambasadoren Kim kam qenë të shkëlqyera.

Pyetje: A keni biseduar për nevojën për një opozitë të re?

Lapaj: Me zonjën Kim nuk kam biseduar për këtë, por  kam biseduar për nevojën për ndryshim, për hapjen e garës, votën e emigrantëve, referendumin etj.

I kam shprehur shqetësimin tim për ligjin e koncesioneve tona në këtë vend. Kam menduar që për koncesionet ligji duhet të ndryshojë. Për koncesionet deri në 5 vjet ti nënshkruajë qeveria, për koncesione 5-10 vjet parlamenti me shumicë të thjeshte, për koncesione mbi 10- 15 vjet duhet ti miratojë parlamenti me shumicë të cilësuar dhe për koncesione mbi 15 vjet parlamenti ti miratojë me shumicë të cilësuar. Këto kam folur.

adriatik lapaj DASH Yuri Kim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.