Themeluesi i “Lëvizjes Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj thotë se pushtetet rrëzohen vetëm me moral dhe jo me para, apo me të fortë. “Unë nuk e thyej dot Ramën, ai është mbret, e thyen populli. Njerëzit kanë kujtesë, pushtetet rrëzohen me moral, as me para, as me strukturë, as me logjistikë, as me të fortë me asgjë tjetër përveçse me moral. Nuk vidhet një popull që e ndan mendjen nuk ka para që blen vullnetin e popullit. Fati i keq i shqiptarëve që dy plebishitet kanë qenë të dështuara”.
Lapaj përjashton koalicionet me partitë apo individët e korruptuar dhe thekson se koalicioni i lëvizjes së tij do të jetë me çdo qytetar dhe personalitet të ndershëm.
I pyetur pse nuk merr pjesë në protestën poshtë shtëpisë së Berishës, ai u përgjigj: “Berisha është njeri që përfaqëson vullnetin e një pjese qytetare dhe kurrsesi vullnetin tim. Duhet të kishte shkuar në pension politik. Nuk e mendoj kur të jem në moshën e Berishës të merrem me luftë për jetë publike. Brezat duhet të kenë stafetë. Në moshën e Berishës do jem duke u marrë me peshkim”.