Me anë të disa pyetjeve të bëra nga ndjekësit e saj, Adrola ka treguar shumëçka do dëshironte të ndryshonte në vitin e ardhshëm 2020.
“Ka plot njerëz që flasin dhe bëjnë gjëra me tendencë, e një ndër to jam dhe unë. Do doja shumë ta ndryshoja këtë gjë te vetja pasi shumicën e kohës njerëzit që kam përballë nuk janë të tillë. Mundohem ndonjëherë ta ndryshoj këtë gjë, por s’nuk se kthehem direkt në origjinë”, ka shkruar Adrola duke nxjerrë në pah një karakteristikë të vetes të cilën nuk e ka dhe aq qejf, ndonëse dëshira për ta hequr nuk i mungon.
Ndërsa e pyetur se çfarë këshille ka për vajzat në moshë të re, përgjigja e Adrolës ka qenë e prerë: “Për vajzat në moshë të re e kam thënë dhe e rithem: E vetmja shoqe e ngushtë dhe që duhet ta dëgjoni është mami”
Vetë Dushi gëzon miqësi shumë të ngushtë me shumë vetë, por kur vjen puna tek këshillat insiston tek marrëdhënia që vajzat krijojnë me mamanë e tyre. Dhe nuk e ka hiç gabim, sepse mami mbetet njeriu më i sigurt për këdo.