Adrola Dushi është nënë e një djali 4 vjeçar me emrin Troi me të cilin jeton në Amerikë dhe ka një lidhje shumë të ngushtë.
Modelja e njohur shqiptare Adrola Dushi së fundmi ka dhënë një intervistë për ‘Prive.al’, ku ka folur ndër të tjera dhe për jetën private.
Ajo ka treguar edhe një histori prekëse që lidhet me djalin e saj 4 vjeçar Troin.
Kjo histori e ka bërë të qajë modelen dhe ta kujtojë gjatë.
‘Unë kam një mik shumë të shtrenjtë në jetën time dhe ai është djali im Troi. Ai e ndjen çdo gjë që ka të bëjë me mua. Troi ishte në kopsht dhe i japin një lule të vogël e një buzëqeshje që ia vizatojnë në dorë dhe shkon shumë i lumtur në shtëpi dhe i thotë gjyshes së tij: o nëna shiko çfarë mora sot në kopsht.
Më pas Troi ka thënë po sikur mami të merrte një buzëqeshje të madhe e një lule, do isha shumë i lumtur për mamin. Kam qarë kur ma kanë treguar këtë histori. Jam ndjerë shumë keq sepse ai mendon për lumturinë time, e unë nganjëherë harroj lumturinë time. Jam e bekuar që e kam’, rrëfeu Adrola.