Tirana International Airport njoftoi sot se janë 10 fluturime të konfirmuara për ditën e shtunë.
Sipas TIA-s janë konfirmuar për ditën e nesërme fluturimet në linjat Tiranë – Milano dhe kthim dhe Tiranë – Bolonja dhe kthim. Linjat Tiranë – Vjenë dhe kthim, Tiranë – Verona dhe kthim, Tiranë – Piza dhe kthim, Tiranë – Budapest dhe kthim, si dhe Tiranë-Londër (Luton) dhe kthim.
Linjën Tiranë -Stamboll dhe kthim dhe me “Air Serbia” në linjën Tiranë – Beograd dhe kthim.
Ndërkohë, sot filloi fluturimi i parë nga Aeroporti
Ndërkombëtar i Tiranës drejt Hamburgut, një destinacion ky shumë të rëndësishëm
për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani. TIA u kërkon pasagjerëve të
kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për
rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Sipas TIA-s,
maskat janë të detyrueshme.⠀⠀
⠀⠀
“Nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të
pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet e Bashkimit Europian.
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e
Bashkimit Europian”, bën të ditur TIA.