Përfundon dënimin me 8 vite burgim dhe lirohet nga burgu i Fierit, Kastriot Ismailaj.
Ismailaj u dënua me 11 vite burgim nga gjykata e Tiranës për akuzën e Mashtrimit me pasoja te renda.
Ismailaj përmes mashtrimit me kompaninë e tij DIA mundi të mashtrojë CEZ Albania me 5 milion Euro.
Pas dënimit Ismailaj bëri disa tentativa për t’u liruar me kusht, po u refuzuan nga Gjykata e Fierit.
Ai përfitoi disa herë ulje dënimi në masën 90 ditë burgim.
Tashme ai ka përfunduar plotësisht dënimin dhe sot është liruar nga burgu me vendim të administratës së burgut të Fierit.