Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Afera e inceneratorëve/ Lorenc Vangjeli: Prokurorët pritet të veprojnë, zyrtarët i ka kapur frika dhe nuk hedhin dot asnjë…

23:11 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
inceneratoret lorenc vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Lorenc Vangjeli thekson se hetimi për aferën e inceneratorëve ka ecur shumë më tepër se çfarë di publiku dhe se pritet veprimi i prokurorëve. Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit”, Vangjeli shpjegoi se sot zyrtarët kanë frikë të hedhin firma, për shkak të reformës në drejtësi.

Pjesë nga biseda:

Zoti Vangjeli, mendoni se këta të dy, Koka dhe Bllako janë vetëm, apo shkon më lart?

Lorenc Vangjeli: SPAK ka bërë hetime edhe përtej asaj që ne dimë. Hetimi ka ecur shumë herë më tepër, por ata nuk mund të flasin. Ata veprojnë. Ne kemi lirinë të flasim. Ata kanë të drejtën të veprojnë. Ajo që di unë modestisht, është që hetimi ka kaluar përtej dyshimeve tona të momentit. Është tjetër perceptimi.

Ja hedhin këtij problemi me Kokën dhe Bllakon?

Lorenc Vangjeli: Nuk besoj se do të jetë deri këtu. Kjo lloj simbioze mes politikës dhe drejtësisë… Jemi mësuar në këto 30 vjet, që politikanët, të tregojnë me gisht drejtësinë dhe tu japin afate. Imagjinoni sikur Arben Kraja, të hyjë në mbledhjen e qeverisë dhe ti thotë kryeministrit, nuk më pëlqen se si ti qeveris. Kjo gjë na kërcet. Ajo që ka ndryshuar dhe po ndryshon me shumë vështirësi, jo me ritmet që duam, është që situata po ndryshon. Gjahtarët e djeshëm po shndërrohen në pre. Kam besim që do të ndëshkohen. Sot njerëzit që firmosin në Tiranë kanë frikë. Nëse do të ishe kjo klimë edhe më parë, shumëçka do të bëhej ndryshe.

Armand Shkullaku: Sot çdo ditë po dalin denoncime për tendera rrugësh. Po firmosin çdo ditë, sepse the kanë frikë…

Lorenc Vangjeli: Që Shqipëria ka probleme me korrupsionin nuk e fsheh dot askush. Perceptimi im është ndryshe në këtë mes. Do të godasin por nuk e di deri ku do të shkojë.

afera inceneratoreve Lorenc Vangjeli Prokuroret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.