Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Afera me “Rindërtimin”/ Prokuroria e Durrësit ia kalon çështjen SPAK

19:38 / October 24, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPAK vrasje elbasan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas arrestimit të pesë zyrtarëve të bashkisë Rrogozhinë për abuzim me fondet e rindërtimit, Prokuroria e Durrësit ka shpallur moskompetencë lëndore pas dyshimeve se të përfshirë në këtë skemë mashtrimi janë dhe funksionarë të lartë që hetohen nga SPAK.

Për këtë arsye çështjen ia ka kaluar Prokurorisë së Posaçme për hetime të mëtejshme, duke e konsideruar atë si rast që përfshin korrupsion të nivelit të lartë.

Tre nga pesë zyrtarët e arrestuar, në fund të shtatorit, ndodhen në paraburgim, ndërsa dy gra janë në masa më të lehta sigurie, për shkak të rrethanave të veçanta. Akuzat ndaj tyre përfshijnë shpërdorim detyre dhe falsifikim me mashtrim në të paktën 78 raste, ku dyshohet se janë manipuluar dosjet e rindërtimit për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e destinuara për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019.

Zyrtarët akuzohen se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 353 milion lekësh, duke përfshirë në dokumentacionin e përfitimit të fondeve nga rindërtimi dhe kasolle kafshësh apo shtëpi të padëmtuara. Denoncimi është bërë nga qytetarë të prekur nga tërmeti që nuk kanë përfituar atë që u takon nga procesi i rindërtimit në këtë bashki. Përveç zyrtarëve, nën hetim janë edhe 78 persona të tjerë që përfituan nga kjo skemë mashtrimi.

afera rindertimi spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.