Afërdita Dreshaj vajza e bukur shqiptare që u njoh edhe në Amerikë. Natyrisht se për të, gjithçka ecen me kohën. Kësisoj edhe Afërdita la prapa modelizimin e këngen duke u marrë më shumë me jetën e saj private e duke krijuar një jetë fantastike të cilën e ka tani.
Por pavarësisht se zyrtarisht nuk po merret me ndonjë projekt Afërdita është gjatë gjithë kohë aktive, duke lënë gojëhapur të gjithë se si po arrin të duket gjithmonë kaq bukur e thjeshtë dhe e kuruar në çdo detaj.
Profili i saj vërehet qe është po e njëjta natyrale pa asnjë ndërhyrje dhe gjithmonë me shumë stil duke ndjekur trendin e kohës. Edhe pse vitet po kalojnë Afërdita lirshëm mund të quhet si një prej vajzave shqiptare më të arritura dhe më të pashme për syrin e njeriut.
Afërdita po shijon jetën thuajse në shumë vende të bukura përkrahë bashkëshortit të saj me të cilin tashmë kanë thurur jetën e ëndrrave në realitet.