Presidenti i ri amerikan Donald Trump ka vendosur me një dekret të veçante të lë 700 refugjatët afganë në Shqipëri duke anuluar planet e tyre të udhëtimit drejt SHBA.
Mijëra refugjatë afganë që kishin ikur nga frika e ndëshkimit nga talebanët prisnin një proces të gjatë prej katër vitesh për të filluar një jetë të re në tokën e premtuar, por ardhja e Trump në pushtet duket se i ka shuar ëndrrat e tyre.
Shtetasit afganë që janë strehuar në Shqipëri me kërkesë të ish-administratës Biden dhe vendim të qeverisë shqiptare, pas largimit të amerikanëve nga Afganistani dhe marrjes së pushtetit nga talebanët, janë strehuar në zona të banuara në Durrës dhe Shëngjin.