Influencuesja Afrona Dika mendon se lidhjet në distancë nuk funksionojnë për një kohë të gjatë pasi thotë se nuk e ke partnerin afër në çdo moment për të mbështetur dhe për të dhuruar dashuri, ku merr si shembull ish-lidhjen e saj të dashurisë.
E ftuar “Në Kurthin e Piter Pan”, Dika thotë se tanimë është e lumtur, jeton me dashurinë e saj dhe tregon se tani është “Hënë e Plotë”.
Afrona Dika: Dashuria zvogëlohet, larg syrit, larg zemrës thonë. Mendoj se një lidhje në distancë mund të shkojë vetëm për një kohë të shkurtër, jo për një kohë të gjatë sepse ti nuk e ke atë personin pranë që duhet ta kesh në çdo aspekt të jetës, kur je mirë e kur je keq, ajo është e nevojshme. Secili prej nesh, sidomos ne femrat që jemi pak të ndjeshme dhe pak delikate si natyrë, na duhet një mashkull afër që ne na mbështet, na përkrah, në të gjitha aspektet e jetës dhe këtë nuk e kisha më, prandaj erdhi deri këtu ku jam tani. Tani e kam afër dashurinë, jetoj me të dhe jam Hënë e plotë.