Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka, tha sot në “Open” se Basha duhet të japë dorëheqjen por dhe se Berisha e tremb me argumentet e tij.
Sipas Dukës, përçarja e PD-së i bën dëm opozitës.
“Basha duhet të japë dorëheqjen. Nuk është se kam dyshuar për rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Pas 6 Marsit, që të gjithë ne, kuptuam se nuk ka shumicën e demokratëve. Nuk futet më dot në negociata për tu bashkuar me pjesën tjetër.
Mendoj që ndarja në dy parti nuk do e cojë në fitore opozitën e bashkuar. Duhet të kemi një parti demokratike dhe aleatët rreth saj, se vetëm kështu mund të fitojmë zgjedhjet. Më tremb kur Berisha thotë se jam i vetmi që mund të kryesoj PD-në.
Që kur thua se jam i vetmi dhe s’ka zgjidhje tjetër, ngrihet një farë kulti ende pa filluar gara. Berisha e fiton PD-në, por nuk rrëzon qeverinë. E vetmja gjë që i shërbeu PD-së ishte opozita që Berisha i bëri Bashës. Por tani duhet të hapë krahun,” tha Duka.