Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Duka: Himara dëshmoi se ende nuk bëjmë dot zgjedhje të lira. Në 2025 do të kemi përballë një diktaturë

18:49 / August 6, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
449956891 1071386681012309 2458962026795339772 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Agrare Ambientaliste ka dhënë qëndirmin e saj pas rezultatit në Himarë, ku doli fitues kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo. Në një deklaratë për mediet, PAA thekson se në Himarë, ai që humbi së pari ishte procesi, standardi i zgjedhjeve. Sipas PAA, në Himarë u dëshmua se ne ende nuk bëjmë dot zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme.

PAA ndau disa nga konkluzionet e raportit të organizatës KRIIK sipas së cilës listat e zgjedhësve nuk u afishuan as në ambientet me akses të lirë për publikun në Bashki dhe as në ambientet e Qendrave të Votimit, në kundërshtim me ligjin. PAA vlerëson se këto parregullsi, dhe të tjera, kanë ndikuar thelbësisht në deformimin e realitetit zgjedhor.

”Ato kanë devijuar votën dhe kanë deformuar rezultatin. PS nuk ishte në garë si një parti politike, por si një shtet dhe pushtet i tërë. Të gjitha asetet qeveritare dhe shtetërore ishin në shërbim të kandidatit të saj. Ajo që ndodhi në Himarë është në fakt një paralajmërim i frikshëm politik se kjo do të ndodhë edhe në zgjedhjet e përgjithshme 2025”, thekson PAA.

Po ashtu, PAA i bën thirrje përfaqësive diplomatike, mike të Shqipërisë, që të ushtrojnë ndikimin e tyre që këto praktika elektorale, haptazi antiligjore dhe jo demokratike, të ndalohen. ”Zgjedhjet në vitin 2025 do të dëshmojnë se ne nuk do të jemi më një demokraci hibride, por një diktaturë hibride”.

Agron Duka paa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.