Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Berisha, por ky i fundit nuk ia ka pranuar.
Gjekmarkaj ka pranuar se firma e vendosur për kandidaturën e Endri Shabanit për Avokat të Popullit, ka qenë një gabim, dhe në këtë kuadër i ka komunikuar Berishës vendimin për të dhënë dorëheqjen.
”Vendimi për ta pranuar ose jo mbetet në kompetencën tuaj”, tha Gjekmarkaj, duke e cilësuar këtë hap si një akt kërkimfaljeje.
