Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Gjekmarkaj për protestën e 6 tetorit: Opozita bëhet më e mirë nëse shoqëria ngrihet

20:38 / September 28, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Agron Gjekmarkaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pasi Ervin Salianji u burgos, PD menjëherë njoftoi se do të niste protesta, ndërsa bëri të ditur se tubimi i parë do mbahet më 6 tetor. Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj thotë se opozita hyn në një stinë protestash të domosdoshme, ndërsa theksoi se janë të vetmit që mund t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin, garancitë kushtetuese dhe demokratike.

“Opozita hyn në një stinë protestash kreative dhe të domosdoshme. Do të ketë disa lloje protestash, që kanë qëllim të vetëm; kthimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme të cilat nuk bëhen me këtë qeveri të drejtuar nga Edi Rama. Pas 12 vitesh Shqipëria ka nevojë për një qeveri teknike. Ne jemi sot zëri i vetëm i vërtetë në Shqipëri dhe po persekutohemi për këtë. Jemi të vetmit që mund t’i kthejmë Shqipërisë normalitetin, garancitë kushtetuese dhe demokratike”.

Sa realisht ndodh qeveria teknike?

Gjekamrkaj: Ne e kemi në dorë një përpjekje që duhet të jetë maksimale, e përditshme. Ne nuk kemi paketë magjike, Edi Rama nëse do të kishte ndërgjegje politike do ta kishte bërë me kohë, ti kishte dhënë vendit zgjedhje të lira, por nuk e ka bërë. Është detyra jonë ti bindim shqiptarët çfarë po ndodh dhe pse quhet qeveria teknike. Shqipëria nuk ka President, nuk ka Parlament, nuk ka institucione të pavarura. Shqipëria ka vjedhje dhe nuk po vjedhim ne, por ata që janë prej 12 vitesh në pushtet.

A e keni strategjinë e duhur për të mobilizuar qytetarët, sepse ka vend dhe për surpriza?

Gjekmarkaj: E duhura nuk ka limit, është e pafundme, por ne do të bëjmë çfarë të jetë e mundur për të bindur këdo që ne nuk e bëjmë për vete. I kam hyrë me një farë idealizmi politikës. Unë dhe kolegë të mi. Sepse shohim se ka arrogancë dhe abuzim kudo. Nuk e meritojnë shqiptarët këtë. Nëse nuk reagohet, nuk është vetëm çështje e opozitës, është e shoqërisë. Opozita bëhet më e mirë nëse shoqëria ngrihet.

Agron Gjekmarkaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.