Drejtuesi i degës së PD në Fier, Agron Kapllanaj ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Kryetarëve se rruga më e thjeshtë për të gjetur zgjidhjen në situatën ku ndodhet Partia Demokratike është që të hapet gara.
Ai shtoi se duhet të ngrihet një komision i përbashkët për të bashkuar demokratët dhe nëse kjo refuzohet nga Foltorja atëherë komisioni duhet të drejtojë Partinë Demokratike deri në zgjedhje.
Kapllanaj: Krijojmë një komision të përbashkët për të bashkuar demokratët. Nëse Foltorja nuk pranon, komisioni drejton PD-në deri në zgjedhje. Vendimi i 9 shtatorit për Berishën nuk ndryshon.
Ne duhet të gjejmë një mekanizëm për t’u bashkuar. Propozimet që ne bëjmë me ju i diskutojmë, por keni parë që nga ana tjetër të thotë dikush këto që po ju kërkojmë ne ju? Jo nuk ka, se kanë frikë të flasin kundër Sali Berishes. Vendimi i 9 shtatorit për Sali Berishën nuk mund të ndryshojë.
Rruga më e thjeshtë për zgjidhjen është të hapim garën në PD. Të lëmë datën e zgjedhjeve dhe të hyjmë në zgjedhje. A na bën mirë kjo? Mendoj se jo. A i bashkon demokratët, jo, ndoshta do i dëmtojë më shumë, do çahet më shumë. Mund të ngremë një komision me 10 veta, dhe ne bëjmë një veprim për të bashkuar demokratët. 5 anëtarë nga PD dhe i lëmë afat Foltores të sjellë 5 përfaqësuesit e vet. Natyrisht pa Berishën dhe Bashën. Nëse nuk vijnë kjo strukturë të drejtojë PD për një periudhë kohe deri në procesin e ardhshëm zgjedhor.