Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Agron Malaj, kryetari i të gjithëve

16:58 / April 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
341077464 173108785233523 4210312393819777068 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Hasan PASHA

Fushata e re zgjedhore nis zyrtarisht në të gjithë vendin. Për kryetarët që rikandidojnë qytetarët bëjnë bilancin e punës së tyre 4-vjeçare. Me të drejtë zgjedhësit shtrojnë pyetjen: A janë mbajtur premtimet e dhëna gjatë fushatës së kaluar?
Ky bilanc për kryebashkiakun e Matit Agron Malaj është mjaft pozitiv. Duke shfletuar programin elektoral të vitit 2019 dhe duke parë çfarë është bërë në Mat, kupton se kjo bashki është transformuar rrënjësisht.
Agron Malaj ka thyer çdo tabu, ka bërë epokë, ka ndryshuar mentalitete. Ka bërë maksimumin për të “zbutur” luftën e egër politike mes dy “kampeve” politike. Askush nuk është ndëshkuar për bindje politike. Specialistët e aftë dhe të ndershëm vazhdojnë të punojnë në zyrat e bashkisë apo institucioneve lokale. Kush punon mirë është shok, mik, koleg i kryetarit të bashkisë.
Nuk kishte ndodhur në tri dekada që një kryetar bashkie t’i përgjigjet në kohë reale çdo telefonate, çdo shqetësimi qytetar, madje edhe në rastet kur zgjidhja nuk i përket pushtetit vendor. Jo vetëm kaq. Malaj ka kërkuar me urgjencë t’i zgjidhjet halli çdo matjani.
Kryebashkiaku i Matit i ka kthyer dinjitetin administratës. Ka vënë rregull në çdo zyrë. Të gjithë në shërbim të qytetarëve. Specialistët dhe stafi “imitojnë” më së miri kryetarin, janë korrekt me çdo qytetar.
Si një pushtetar vizionar Malaj ka ditur të motivojë vartësit të hartojnë projekte që as ishin menduar nga paraardhësit. Paraqitja e tyre dinjitoze pranë institucioneve shtetërore dhe të huaja solli miratimin dhe zbatimin e tyre, duke e bërë Matin më të bukur dhe tërheqës.
Rrugë të bllokuara, trotuare të zvogluara, kasolle për kafshët në ambjentet e banuara, sheshe të pushtuara, prona të mbajtura peng. Ishin këto shqetësime për mbartura prëj shumë vitesh. Kjo situatë kaotike nuk u tolerua nga kryetari i bashkisë Mat Agron Malaj. Ndërhyrja në interes të qytetarëve ka marrë shumë përgëzime, falenderime dhe vlerësime.
Askush nuk e besonte se uji i malit të Dejës do të furnizonte 17 fshatra të Derjanit, Macukullit dhe Rukajve me ujë. Të gjithë ishin skeptikë se nga ky ujë do të furnizohen dhe qytetarët e Burrelit. Ëndërr në sirtar ishte rruga Burgajet-Derjan-Macukull. Vinin e iknin nga Macukulli kryeministra, ministra, deputetë, kryetarë bashkie e komune dhe rruga nuk ndërtohej. U desh këmbëngulja dhe vullneti i Agron Malaj që kjo rrugë të ndërtohet.
Janë më shumë se 68 projekte që janë drejt përfundimit dhe të tjera pritet të marrin jetë së shpejti. Dhjetra prej investimeve në kryera në shkolla, rrugë, trotuare, qendra shëndetësore, kopshte, çerdhe, puse, pastrim, objekte social-kulturore-sportive, etj, megjithëse nuk ishin premtuar para katër vitesh, ia kanë ndryshuar pamjen Matit.
Mati nuk është më treva e lënë në harresë. Nuk është bastioni politik që keqpërdoret nga pushtetarët lokal. Mati po merr vlerat që meritonte edhe më herët.
Kryeministri Edi Rama e ka vlerësuar Matin në tri drejtime; së pari, investimet në Mat kanë qenë mjaft të mëdha, kanë përfshirë çdo sektor, çdo pjesë të territorit, së dyti, Rama ka dërguar si drejtuese politike në këtë rajon numrin dy të qeverisë, një zonjë shumë të aftë, menaxhere e shkëlqyer, znj. Belinda Balluku, dhe së treti, Kryeministri i vendit ka mbështetur fuqishëm kryetarin e bashkisë Agron Malaj, kryetarin e çdo matjani…!

Agron Malaj hasan pasha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.