Kjo skenë që shihni në foto i përket ditës së protestës së opozitës së bashkuar, përpara Kryeministrisë. Siç dihet dhe siç e kemi ndjekur në media, protesta ishte masive, por pati edhe skena dhune.
Policia iu përgjigj me gaz lotsjellës, që, për hir të së vërtetës, i shpërndau menjëherë protestuesit. Me sytë e skuqur, të gjithë vraponin të gjenin ndonjë vend ku të shpëtonin nga gazi.
Këtë gjë bëri edhe Ylli Manjani, i cili me sy të skuqur u drejtua për në “Rogner”, vend që e frekuenton vazhdimisht. Por roja nuk e lejoi të futej për arsye se kishte dyndje njerëzish që kërkonin të futeshin brenda.
U desh ndërhyrja e Agron Shehajt, i cili ndodhej brenda ambienteve për të bërë të mundur që Manjani të futej brenda në “Rogner” dhe të shpëtonte nga efektet e gazit lotsjellës./ panorama/