Debati mes Agron Tufës, kreut të Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dhe Spartak Brahos, Sabit Brokajt, Shaqir Vukajt, Arben Dukës, Fatos Tarifës dhe gazetës Dita do të vijojë në sallën e gjyqit.
Tufa ka bërë padi ndaj tyre për shpifje dhe fyerje teksa i akuzon se ata e kanë sulmuar.
“Kjo është bërë për shkak të detyrës dhe dëshirës së një segmenti të trashëgimisë Enveristë, të cilët kërkojnë rikthimin e diktaturës më të pistë të shekullit. Përmes padisë unë kërkoj që drejtësia e shtetit tonë ti vendose përpara provave të pakundërshtueshme dhe tu gjej vendin shpifjeve dhe kërcënimeve dhe frymës përçarës rracore mes shoqërisë tonë për rikthimin edhe më të egër të luftës së klasave”, tha Tufa për mediat pasi dorëzoi padinë.
Të gjitha zhvillimet për debatin mes tyre mund ti lexoni këtu.