Petro Koçi, i pyetur për urdhërarrestin ndaj ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, vlerëson se parlamenti u shpejtua për t’i hequr imunitetin. Sipas tij, ka një procedurë dhe ajo që ndodhi mund të përdoret si një kartë për t’u mbrojtur nga avokatët.
Për largimin nga vendi të ish-zëvendëskryeministrit, Koçi tha se është zgjedhje personale.
“Në fund të fundit këtë që ka ndodhur e ka nënshkruar vetë ai. Heqjen e imunitetit, fillimin e ndjekjes penale. Por parlamenti gaboi sepse u shpejtua shumë për t’i hequr imunitetin, sepse ka një procedurë dhe ajo që ndodhi mund të përdoret si një kartë për t’u mbrojtur nga avokatët. Nuk mundet që parlamenti, komisioni i Mandateve dhe i parlamentit, të lëshojë lloj-lloj episodesh që mund të mos kenë interes penal, por politik. Ndaj edhe këtu duhet kujdes, pasi jo më kot SPAK ka thënë se nuk duhet rrezikuar sekreti hetimor, dhe duke folur kaq shumë edhe mund të kenë dalë. Pra këto e ndihmojnë. Personat që kanë fuqi për të rrëzuar prova dhe penguar dëshmitarë nuk ka nevojë që të kenë imunitet”, deklaroi Koçi në rubrikën “Opinion”.