Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka folur sot për propozimin e Edi Ramës për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Në një intervistë në Real Story, Ahmetaj u shpreh se ende nuk ka asnjë draftligj për një gjë të tillë, por po bëhen thjesht konsultime teknike me vende të tjera dhe me ekspertë.
“Italia ka hapur toka të ushtrisë, ku i ruan me ushtri parcelat, ndërsa Izraeli i ndan me tela me gjemba. Ajo që dua të ndaj me publikuan është se nuk ka një draftligj, ka vetëm konsultime. Kur bëhet, sigurisht që tregun e do shumë të kufizuar. Janë konsultime teknike, thjeshtë për të grumbulluar informacion si e zhvillojnë vendet, si e kontrollojnë, si është tregu, për çfarë lloj sëmundjesh e përdorin”, tha Ahmetaj.