Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ai flamur e ka mbajtur Himarën të pavarur”, Doda i kthehet gazetarit: Ta mendosh që je nipi i Petro Markos

22:52 / September 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mesila doda
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklarata e gazetarit Stavri Marko për flamurin me të cilin u shfaq në foto kryebashkiaku aktual i Himarës Fredi Beleri ka shkaktuar debat sonte në studion e “Opinion”.

Deputetja Mesila Doda e pyeti Markon lidhur me të drejtat e cenuara ndër vite të shqiptarëve të Çamërisë dhe se a mendon se kjo deklaratë për “flamurin e Himarës së pavarur” përbën një vepër të rëndë që cenon integritetin territorial të vendit.

Këto pyetje, gazetari i konsideroi akuza duke theksuar sërish se flamuri i Vorio-Epirit është i Himarës së pavarur.

Mesila Dode: Kisha vetëm një pyetje, meqënëse po flisni për të drejtat e njeriut, çfarë mendoni për shkeljen e të drejtave të njeriut lidhur me shqiptarët e Çamërisë të cilët janë deportuar nga Greqia dhe sot nuk u njihet as e drejta e pronës, e shtetësisë, e jetës së mohuar sepse janë vrarë me mijëra, janë torturuar. Çfarë mendoni lidhur me këtë?

Stavri Marko: Këtë pyetje ju lutem zonjë drejtojani përfaqësuesit grek, jo mua! Neve jemi përpjekur, kemi faktuar, kemi çuar në organizatat ndërkombëtare të gjithë pozicionin e Himarës duke përfshirë strategjinë për të vjedhur e grabitur pronat e gjithë himariotëve dhe duke filluar nga dhunimi i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Mesila Doda: Atëherë, mendoni se kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut?

Stavri Marko: Nuk përgjigjem për gjëra që s’më takojnë. Për Belerin dhe Himarën flas tërë ditën.

Mesila Doda: Dakord, ju lutem, meqënëse folët për Himarën dhe daljen e fotos së Belerit me flamurin e Vorio Epirit dhe thatë që është flamuri i Himarës së pavarur, a e kuptoni që kjo është një deklaratë që cenon integritetin e vendit dhe ka të bëjë me një sulm  Kushtetutës dhe integritetit territorial të vendit. A e mendoni që kjo deklaratë është një vepër e rëndë, si për atë që e ka bërë dhe për atë që po e thoni tani?

Stavri Marko: Faleminderit për akuzat që ju po bëni.

Mesila Doda: Nuk është akuzë!

Stavri Marko: Shumë faleminderit për akuzën. Ai është flamuri që Himarën e ka mbajtur për 500 e ca vjet të pavarur.

Ardit Bido: Është krijuar në 1914.

Stavri Marko: Është stema e flamurit të Himarës, flamurit të pavarësisë së Himarës.

Mesila Doda: Dhe ta mendosh që është nipi i Petro Markos domethënë…

Ardit Bido: Nuk është nipi i Petro Markos, është kushëri i largët, mos ja rrisni vlerat!

beleri Himara mesila doda
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.