Dea Mishel ka folur për vijimësinë e marrëdhënies me Luizin, raport i cili ka qenë gjithnjë i shoqëruar me tensione si brenda ashtu edhe jashtë shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”.
Blogerja u shpreh se nuk e priti aspak mirë ofendimin që këngëtari i bëri gjatë një koncerti në Shkodër, ndërsa e ftuar në “S’e luan topi” ajo i bëri një thirrje publike.
“Doja t’i thoja publikisht që të përpiqet që këta ndjekës që i ka kaq të zjarrtë, t’í udhëzojë që të jenë më të dashur dhe më pozitiv”.