Shqiptari Arlind Ajeti ka zgjedhur Italinë për të vijuar karrierën e tij. Futbollisti i Kombëtares Shqiptare është zyrtarizuar si lojtari më i ri i skuadrës së Pordenones, e cila në edicionin e fundit ra nga Seria B dhe këtë sezon do të luaj në Serinë C.
Mbrojtësi ka firmosur për dy vitet e ardhshme me friulanët dhe shumë shpejt do t’i bashkohet skuadrës. Për Ajetin kishte interes dhe Tirana, e cila e kërkoi me ngulm në Kupat e Europës, por oferta e bardhebluve, nuk e bindi lojtarin.
Mbrojtësi prej kohësh luan në Serinë C me Padovën, ndërsa më parë ka luajtur në Zvicër dhe në Itali me Crotonen dhe Torinon.