Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ajri i ndotur mund të shkaktojë forma të rënda të demencias

21:20 / September 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
2112
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hulumtimet e fundit kanë bërë të ditur se se ndotja e ajrit me grimca të imëta mund të shkaktojë forma të rënda të demencias duke nxitur formimin e grumbujve toksikë të proteinave që shkatërrojnë qelizat nervore ndërsa përhapen në tru.

Ekspertët thonë se ekspozimi ndaj grimcave ajrore, të njohura si PM2.5, bën që proteinat në tru të deformohen dhe të formojnë këto grumbuj, të cilët janë shenja dalluese e demencias me trupa Lewy, forma e dytë më e shpeshtë e dementias pas sëmundjes Alzheimer.

“Ndryshe nga mosha apo gjenetika, ky është një faktor që mund ta ndryshojmë,” tha Dr. Xiaobo Mao, neurolog në Universitetin Johns Hopkins dhe udhëheqës i studimit. “Politikat për ajrin e pastër janë po aq politike për shëndetin e trurit.”

Hulumtuesit analizuan të dhëna nga 56.5 milion pacientë në SHBA, të shtruar për herë të parë midis 2000 dhe 2014 për sëmundje neurodegjenerative të lidhura me trupat Lewy. Duke përdorur kodet postare të pacientëve, studiuesit vlerësuan ekspozimin e tyre afatgjatë ndaj ndotjes PM2.5, grimcave të imëta që mund të depërtojnë thellë në mushkëri dhe gjenden edhe në tru.

Rezultatet treguan se ekspozimi afatgjatë rrit rrezikun për dementian me trupa Lewy, ndërsa kishte ndikim më të ulët në sëmundje të tjera neurodegjenerative që nuk lidhen me proteinat toksike.

Studiuesit eksperimentuan edhe me minj, duke i ekspozuar ndaj ndotjes PM2.5 çdo dy ditë për 10 muaj. Minjtë normalë humbën qeliza nervore, duke shkaktuar tkurrje të trurit dhe rënie të aftësive njohëse, ndërsa minjtë gjenetikisht të modifikuar mbetën pothuajse të paprekur. Këto eksperimente treguan se ndotja e ajrit nxit formimin e grumbujve agresivë dhe toksikë të proteinës alpha-synuclein, të ngjashëm me trupat Lewy tek njerëzit.

“Ky studim tregon një lidhje të fortë mes ndotjes së ajrit dhe dementias me trupa Lewy,” tha Ted Dawson, profesor i sëmundjeve neurodegjenerative në Johns Hopkins. “Duhet një përpjekje e përbashkët për të mbajtur ajrin tonë të pastër.”

Hulumtimi, botuar në revistën Science, thekson rëndësinë e përmirësimit të cilësisë së ajrit për të parandaluar sëmundjet neurodegjenerative që prekin miliona njerëz në mbarë botën.

ajri demencias forma ndotur shkaktojne
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.