Akademia e Filmit Oscars “dënon” shuplakën e Will Smith ndaj Chris Rock dhe thotë se ka nisur shqyrtimin zyrtar të incidentit, sipas BBC. Burime për New York Post treguan se pas këtij veprimi Will Smith mund të humbasë çmimin e tij, pasi u shpall aktori më i mirë.
‘’Ishte një sulm dhune. Të gjithë ishim në shok dhe u krijua një situatë e parehatshme. Unë mendoj se Will nuk do që të kthej çmimin mbrapsht, por kurrë nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, tha një burim për The Post.
Ndërkohë Akademia e Arteve dhe Shkencave të Filmit reagoi me një deklaratë zyrtare nga organizatorët, ku shkruhet:
“Akademia nuk e pranon dhunën në asnjë formë. Sonte ne jemi të kënaqur të festojmë fituesit tanë të 94-të të çmimeve Oscar, të cilët meritojnë këtë moment njohjeje nga kolegët e tyre dhe dashamirësit e filmit në mbarë botën.”