Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Akademia e Pushtetit Vendor do të trajnojë 26 mijë punonjës, Mazniku: Problem aftësimi dhe kualifikimi i stafeve të bashkive

14:52 / July 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
78c0c73c 55ac 445c ad10 0778be27c151
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aftësimi dhe kualifikimi i stafeve është një nga problematikat me të cilat përballen bashkitë e vendit. Qeveria ka vendosur ngritjen e Akademisë së Pushtetit Vendor, që do të drejtohet nga ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku. Ai shpjegon arsyet që nxitën krijimin e kësaj akademie.

”Aftësimi i stafeve të bashkive dhe pasja e stafeve të kualifikuara ishte një nga problemet më të mëdha që bashkitë e vendit kanë. Ne krijuam këtë strukturë të re e cila është e bashkëqeverisur nga vetë bashkitë bashkë me qeverinë që do mbështesë gjysmën e buxhetit, duke përzgjedhur edhe praktikat më të mira të funksionimit mes bashkive. Akademia do jetë mekanizmi institucional i cili do të aftësojë stafet teknike të bashkive që të ofrojnë shërbim sa më cilësor për qytetarët”,-tha për ”Tv Klan”.

Mazniku shprehet se kjo akademi ka si synim që të trajnojë bashkitë për të përfituar nga nismat e qeverisë. ”Aftësimi i stafeve që të kemi bashki efektive duhet jetë një proces që ndodh në mënyrë permanente, qoftë për detyra teknike. Ne kemi nisur para pak kohësh paketën e maleve ku bashkitë kanë disa detyra. Duhet të aftësohen stafet e bashkive për proceset që janë krijuar si rrjedhojë e këtij procesi. Kjo strukturë do të kushtojë 80 milionë lekë, gjysma nga bashkitë dhe gjysma nga qeveria”.

Sipas Maznikut, duke qenë se 70% e rregullave në Bashkimin Europian aplikohen në nivel vendor, kjo akademi do të ndihmojë edhe në procesin e integrimit të vendit. ”Akademia është ngritur si një mekanizëm në mënyrë që stafet teknike të bashkive të vendit të aftësohen. Kjo do vijojë në mënyrë periodike, veçanërisht në një moment të rëndësishëm për vendin, që është afrimi ynë me BE”.

Arbjan Mazniku pushteti vendor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.