Akademia e Shkencave do të organizojë veprimtarinë shkencore “Ismail kadare, shkrimtar shqiptar në letërsinë botërore” me rastin e 85-vjetorit të lindjes së shkrimtarit.
Sipas gazetares Valerina Dedaj, më datë 28 janar do të bëhet publik edhe rikandidimi i shkrimtarit Ismail Kadare për çmimin “Nobel” në Letërsi nga kreu i Akademisë së Shkencave, akademik Skënder Gjinushi.
Po ashtu gazetarja bën të ditur se disa nga kumtesat që do të mbahen janë në këtë këtë veprimtari janë: “Kadare në letërsinë europiane botërore” nga drejtori i Bibliotekës Kombëtare në Tiranë, Pirro Misha, dhe më tej kumtesa e studiuesit të letërsisë shqipe, prof. Bashkim Kuçukut, me temën “Kadareja në kritikën botërore, një paraqitje enciklopedike e ndërkombëtarizimit të veprës së shkrimtarit shqiptar; paraqitje e dy vëllimeve të para “Kadareja në kritikën franceze”.
Po ashtu do të prezantohet edhe Roland Tasho ka përgatitur dhe ekspozitë fotografike me foto dhe dëshmi që lidhen me momente kyçe të jetës së shkrimtarit së njohur Ismail Kadare.