Reperi Getoar Selimi njihet për pasionet e tij për makinat, veshjet e aksesorët e shtrenjtë dhe siç e kemi parë edhe më herët zotëron edhe një gamë të gjerë modelesh syzesh dielli.
Sa i përket veshjeve, bashkëshorti i Marina Vjollcës është ndër meshkujt që guxon të vesh ngjyra, bluze sportive e kostume me ngjyra që mund të konsiderohen të rralla për t’u veshur nga djemtë e ndaj themeluesi i “Babastars” gjithmonë ka spikatur për pamjen e tij.
Në formë republikeje apo sportive, e në disa ngjyra e modele, 36-vjeçari nga Prishtina nuk harron të përdor edhe kapelen si aksesorë jo vetëm në klipet e këngëve të tij të suksesshmë por edhe në përditshmëri apo udhëtimet e pushimet me bashkëshorten, moderatoren e njohur Marina Vjollca. /Bordo/