Një aksident ndodhi pak minuta pas mesnate në Bulevardin e Durrësit,
Drejtuesi i një automjeti që dyshohet se lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, ka humbur kontrollin dhe është ngjitur mbi trotuar, duke marrë para dy makina të parkuara, ndërkohë që shumë pranë ndodheshin dy persona, që fatmirësisht shpëtuan pa u dëmtuar.
Për aksidentin, nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.