Një aksident i rëndë ka ndodhur në Bulqizë. Për pasojë është plagosur rëndë 18-vjeçarja, e cila ishte pasagjere tek makina tip “Ford”.
E reja është nisur drejt spitalit të Traumës për të marrë trajtim mjekësor ndërsa mbetet e paqartë arsyeja e aksidentit.
Ky është aksidenti i dytë që ka ndodhur brenda ditës së sotme.
Një makinë tip “Smart” ka përplasur një 78 vjeçar, e cila po ashtu është dërguar për trajtim mjekësor në spitalin e Traumës.