Një aksident është shënuar pasditen e kësaj të premteje në Kamëz. Nga përplasja e dy automjeteve kanë mbetur të lënduar tre fëmijë të mitur, pasagjerë në një prej makinave. Fëmijët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Tiranë/Informacion paraprak Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D. Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.