Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e sotme në aksin që të çon drejt fshatit Voskop, në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ndodhej në rrugë në momentin e ngjarjes. Deri tani nuk ka informacion zyrtar për gjendjen shëndetësore të të plagosurës.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
